Berisha: Indeksimi i pensioneve me 8%, hipokrizi


Berisha: Indeksimi i pensioneve me 8%, hipokrizi

15:48 18/09/2023

“Udhëtimi i Ramës dhe Begajt në OKB, më i kushtueshmi”

Pas vendimit të qeverisë për të dërguar në Parlament ligjin për indeksimin e pensioneve në masën 8%, Sali Berisha sheh hipokrizinë e radhës së socialisteve, në një kohë kur sipas tij çmimet janë rritur në masën 13.5%.

E vetmja mënyrë për të mos rënduar portofolet e pensionistëve, ai thotë se është propozimi i demokratëve për vendosjen e minimumit jetik prej 200 Eurosh për person.

“Është absolutisht një hipokrizi. Është 3 përqind më e ulët se sa vlera zyrtare e inflacionit dhe 5.5 përqind më ulët se sa vlera reale e inflacionit. Vendosja e minimumit jetik prej rreth 200 Euro për person është një akt që financiarisht përballohet pa asnjë vështirësi”.

Për të treguar se paratë e taksapaguesve shkojnë në xhepat e pushtetarëve, Berisha akuzoi për shpenzime luksi Kryeministrin dhe Presidentin gjatë udhëtimit me avion për në Nju Jork, në kuadër të mbledhjes së OKB-së.

“Do të jetë njëri nga udhëtimet më të kushtueshme të përfaqësuesve të një shteti. 35 vetë ndodhen në delegacionet e tyre në Nju Jork. Edi Rama refuzoi të pranojë në ‘Ismailin’ e tij, delegacionin e kryetarit të shtetit, do të thotë një shpenzim deri në gjysmë milionë Euro nga buxheti i qytetarëve”.

Sipas Berishës, vetëm gjatë një viti Kontrolli i Lartë i Shteit ka faktuar se qeveria ka vjedhur dhe shpërdoruar 130 miliardë Lekë të taksapaguesve shqiptarë.

Tv Klan











Të ngjashme