Intervistë me Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Lidhur me pretendimet e Ministrit te Jashtëm të Millosheviçit, se Shqipëria është një çerdhe e terrorizmit, ky është një mashtrim i paskrupullt. E vërteta është se së pari në Kosovë po luftojnë shqiptarët për lirinë e të drejtat dhe qëndresa e tyre është qëndresë ndaj një agresioni barbar. Në Kosovë nuk ka muxhahedin. Shqiptarët nuk kanë nevojë për muxhahedin atyre ju mjafton tradita e tyre, u mjafton trimëria dhe kurajo e tyre për të bërë luftën dhe për t’a fituar atë. Një gjë është e rëndësishme, shpresoj që NATO dhe e ftoj Aleancën e Atlantikut të Veriut të nxjerrë të gjitha konkluzionet, Qeverinë e Shteteve të Bashkuara që këtu vërtet ka një e cila bombardon Sadamin se kërcënon Kuvajtin. Po këtu kemi të bëjmë me një Sadam tjetër i cili pasi ka sulmuar disa shtete kërcënon tani një shtet tjetër. Dhe duhet t’i japim përgjigjen e merituar.”

I pyetur se si e konsideron deklaratën e Ministrisë së Jashtme Berisha u përgjigj: “Të jem i sinqertë deklaratat e Milos janë të pabesueshme për mua. Milo diplomacia është ajo që përgatit terrenin për këto
deklarata. Çeshtja është se nuk mund të mos denoncoj e kam denoncuar shumë herë para jush Milo diplomacinë e cila ka qënë vegla më e verbët e asaj Qeverie që e shpalli Shqipërinë çerdhe të fondamentalizmit islamik sepse kështu i interesonte Beogradit, që e shpalli Millosheviçin të keqen më të vogël në kohë kur nuk mund t’u thoshte Ballkanit se këta që deklaruan se Millosheviçi është e keqja më e vogël duhet t’u thoshin shqiptarëve por dhe të tjerëve, se cili qenka e keqja më e madhe e Ballkanit. Kush u provua në Ballkan më i keq se Milloshevici gjatë kësaj dekade. “
/tvklan.al