Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nga studio e “Opinion”, tha se termit të ish-kryeminsitrit Sali Berisha, i cili e quan “Llesh kimiku”, i përgjigjet duke e quajtur atë “Haxhi mileti”, ose sjellësi i fatkeqësisë.

Blendi Fevziu: Është korrekt përdorimi i kaq shumë gazi lotsjellës? Ish-kryeministri Berisha ju ka quajtur Llesh Kimiku, referuar një personazhi të njohur të politikës irakene.

Sandër Lleshaj: Nuk e di. Edhe unë në fakt e quaj “Haxhi mileti”, atë, ose sjellësi i fatkeqësisë, si shkëmbim termash.

Blendi Fevziu: Ju pyeta për gazin. Është i lejueshëm i gjtiëh ky përdorim gazi?

Sandër Lleshaj: Gazi është mjeti i shpikur për këtë punë. Gazi nuk vret, nuk është gaz helmues, është gaz lotsjellës, i cili të detyron të largohesh nga ajo skenë ku nuk duhet të jesh.

Blendi Fevziu: Hyn tek armët e rrezikshme?

Sandër Lleshaj: Nuk është armë, është gaz lotsjellës nuk është armë./tvklan.al