Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, foli për marrëdhënien e tij me Azem Hajdarin, për të cilën tha se kishte qenë e shkëlqyer. Akuzat e së majtës se ka pasur dorë në zhdukjen e tij, Berisha tha se janë akuza që vijnë nga persona që duan të mbulojnë krimin e kryer.

Zoti Berisha ka pasur akuza që dhe ju keni pasur dorë në zhdukjen e Azem Hajdarit, për arsye të raporteve të tensionuara që keni pasur më parë me të. Ju ka akuzuar gjithmonë e majta për këtë çështje.

Këta janë akuza të atyre që duan të mbulojnë krimin e shëmtuar që kryen. Unë marrëdhëniet me Azem Hajdarin i kam patur nga më të shkëlqyerat. Azem Hajdari ka qenë Azem Hajdar, domethënë ka qenë njeriu më i pavarur që mund të ekzistonte në politikën shqiptare. Por luajaliteti i tij ndaj njëri-tjetrit, ka qenë i përsorur në çdo kohë./tvklan.al