“Rama mohon simbolin e Kombit, ka vetëm një flamur, atë të mafies”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Ramës nga Shkupi ku kërkoi që liderët duhet të harrojnë ngjyrën e flamujve dhe grindjet pasi flamuri i vetëm i shteteve është ai i BE-së. Këto deklarata Berisha i ka cilësuar të turpshme.
“Edi Rama, me këtë që thotë, duke mohuar flamujt dhe simbolet e kombit, dëshmon se ai ka vetëm një simbol, vetëm një ligj, vetëm një flamur, atë të mafies, të mafies, mafies, mafies!”
Berisha kërkoi nga Komisioni Europian të instalojë në Shqipëri zyrën e prokurorit evropian, që të hetojë çdo qindarkë ndihma të dhëna Shqipërisë.
Klan News