“Një hokatar i pacipë. Ukrainasit e kanë firmosur me gjak statusin e kandidatit në BE”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar me gjuhë të ashpër deklaratën e Kryeministrit Rama në Samitin e Bled-it në Slloveni. Për ish-Kryeministrin shprehja e Ramës se “nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin”, është një deklaratë e pacipë dhe e turpshme.

Sipas Berishës, Kryeministri i Shqipërisë, përcolli mesazhin që BE-ja nuk duhet të anëtarësojë Ukrainën.

Ukrainasit kanë firmosur statusin e kandidatit të vendit të tyre në BE me gjakun, heroizmin, sakrificat e tyre. Kurse Edi Rama ka vendosur në Shqipëri regjimin e narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë me të cilin ka detyruar shqiptarët të largohen nga Shqipëria më shumë sesa janë larguar ukrainasit nga bombardimet ruse”, shkruan mes të tjerash Berisha.

Klan News