“300 mijë ton naftë kontrabandë, qeveria e di”

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bën përgjegjëse qeverinë për krizën energjetike. Në një takim me ekspertë të fushës, kreu i opozitës tha se në 9 vite qeveria e majtë dështoi në rritjen e burimeve të prodhimit të energjisë.

Sali Berisha: Kriza është e shkaktuar nga vjedhjet dhe keqmenaxhimi i qeverisë.

Berisha tha se janë taksat e qeverisë që mbajnë të lartë çmimin e karburanteve ndërsa akuzoi qeverinë se lejon futjen e sasirave të mëdha të naftës kontrabandë.

Sali Berisha: Janë 300 mijë tonë që kontrabandohen. Nafta nuk është kokainë që të futet në banane. Është i njohur zinxhiri. Ka pronarë të peshkarexhave që kanë 3 peshkarexha që bëjnë vetëm kontrabandën e naftës që i shkarkon lirshëm dhe që thuhet se takohet periodikisht me Kryeministrin.

Berisha tha se Partia Demokratike ka gati propozimet e parë për të lehtësuar barrën te qytetarët.  

Sali Berisha: Së pari, do të përgjysmoj barrën fiskale të naftës. Së dyti, do të subvencionojmë 100 për qind biletat e udhëtimit interurban dhe urban dhe nuk po shpikim.

Kreu i opozitës i kërkoi Kryeministrit të mos provojë të ngrejë çmimin e energjisë elektrike pasi do të përballet me aksionin opozitar.

Tv Klan