Tirana apel Prishtinës: Unifikoni qëndrimin për kufijtë

Kreu i Kuvendit të Kosovës takime me Ruçin dhe Berishën

Në krah të homologut të tij kosovar dhe në kulmin e debatit të hapur për një korrigjim të mundshëm të kufijve me Serbinë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi i kërkon klasës politike atje të jetë në një hap në qëndrimet që mbajnë për çështje me rëndësi kombëtare. Pas takimit disa minutesh me Kadri Veselin dhe zv/Kryeministrin Fatmir Limaj me fokus vetëm negociatat Kosovë-Serbi, Gramoz Ruçi jep dhe qëndrimin që autoritetet shqiptare kanë për arritjen e një marrëveshje.

“Fazë finale të dialogut duhet të rikonfirmojnë natyrshëm arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme, që respekton tërësinë territoriale të Kosovës, formën unitare të shtetit, karakterin multietnik dhe multifetar, siç parashihet në Kushtetutën e Kosovës. Apeli im është që aktorët dhe faktorët institucionale dhe forcat politike të jenë në unitet për këtë çështje kaq të rëndësishme”.

E pikërisht mungesa e unitetit mes vetë forcave drejtuese në Kosovë, sipas Veselit po e dëmton Kosovën për të cilën, sipas tij nuk ka asnjë opsion tjetër veç atij të moscënimit të integritetit territorial.

“Ajë që e pengon Kosovën është mungesa e unitetit. Asnjë deklaratë nuk e dëmton më shumë Kosovën sesa mungesa e unitetit. Të jenë bashkë pozita dhe opozita që të kemi një konsensus”.

Të njejtit qëndrimin ka ndarë me kryeparlamentarin Veseli dhe ish-Kryeministri Berisha, i cili propozon miratimin e një kuadri ligjor me konsesusin e të gjitha partive politike.

Të ulen së bashku, të votojnë në Parlament kornizën e këtij diskutimi dhe të krijojnë delegacionin e përbashkët. Votimin në Parlament, Kosova meriton sakrificat e saj të jashtëzakonshme që kanë bërë të gjitha partitë politike meritojnë që të votojnë së bashku një kuadër ligjor i cili të mos kundërshtohet nga askush më, të mos ketë debate.

Berisha përsërit se integriteti territorial i Kosovës, sovraniteti i Kosovës nuk mund të jetë në asnjë lloj rrethanë çështje diskutimi duke dënuar çdo mundësi që në Kosovë të krijohet një Republikë Serbska.

Tv Klan

 

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*