“Mbi 2100 delegatë kanë publikuar emrat”

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se janë mbi 2100 delegatë që deri tani kanë bërë publik emrat e tyre për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Berisha thotë se është e qartë si drita e diellit se përkundër mashtrimeve të Bashës, ky Kuvend është thirrur dhe legjitimuar sipas statutit.

Berisha thotë se ky kuvend do të jetë për rithemelimin e Partisë Demokratike.

Pasditen e kësaj të diel, ish-kryeministri ka njoftuar se do të mbajë një “Foltore” online me mbështetës të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tv Klan