Në kuadër të zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike që do të mbahen më 22 Maj, ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha ka pasur një takim me demokratët në Vlorë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka theksuar se pasi shpëtuan Partinë Demokratike, do të kenë një mision të madh për të shpëtuar Shqipërinë nga ai që ish-Kryeministri e quan proces denatyrimi.

Sali Berisha: Ne nisim një betejë të re, më të rëndësishmen. Nëse deri sot, ne ngritëm opozitën si opozitë të vërtetë, shpëtuam Partinë Demokratike, ky është vetëm stacioni i parë nga i cili ne nisemi në një mision të madh të ri për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar kombin tonë nga ky proces denatyrimi, nga ky proces që po e bën Shqipërinë nga një vend të bekuar në një vend që thonë shqiptarët nuk bëhet, nga një vend shprese dhe besimi në një vend dëshpërimi nga i cili ikin të rinjtë. Këtru qëndron misioni ynë, i demokratëve në mbarë Shqipërinë, të vazhdojë si një lëvizje e fuqishme e papërballueshme dhe regjimi dhe askush tjetër, asgjë nuk mund të na ndalë ne në misionin tonë. Forca morale, forca e idealeve e njerëzve të lirë është e jashtëzakonshme dhe unë kam bindje se ju demokratët e Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë në një lëvizje të fuqishme do ët bëheni gardianë të interesave kombëtare, do ta shndërroni Shqipërinë përsëri në vendin e shpresës, besimit, në vendin e të ardhmes të të rinve dhë fëmijëve tanë./tvklan.al