Vendimi “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sali Berisha thotë se nuk prek vetëm atë, por edhe të djathtën shqiptare në tërësi.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Berisha tha se ndaj qeverisë Rama është mbajtur anë nga zyrtarë të caktuar të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Blendi Fevziu: Si e shihni deklaratën e PD për vendimin e Departamentit të Shtetit?

Sali Berisha: Deklaratën e Partisë Demokratike e kanë bërë për ish-liderin historik të saj.

Blendi Fevziu: A i jep kosto ky vendim PD?

Sali Berisha: Ky vendim është politik dhe nuk prek vetëm Sali Berishën, por prek të djathtën në tërësi. Mos të bëjmë sikur s’i dimë gjërat, se kur deklaron që besoj është e qartë anësimi në anën e qeverisë që është mbajtur.

Blendi Fevziu: Është mbajtur nga kush anësimi në favor të qeverisë? Nga Departamenti i Shteti?

Sali Berisha: Nga zyrtarë të ndryshëm. Pse jo?

Blendi Fevziu: Po pse ja bëjnë këtë favor Edi Ramës sipas jush?

Sali Berisha: Spektri politik është spektër politik, këtë mos e harro. Unë të shpjegova, nuk kam pasur kurrë as problemin më të vogël me administratën republikane.  /tvklan.al