“Rama qëndrime të dyfishta ndaj Rusisë, hezitoi për sanksionet”

Dy-vjetorin e sulmit Rus mbi Ukrainën e ka kujtuar edhe Sali Berisha. Ai ka deklaruar se lufta e kombit ukrainas është një luftë shpëtimtare për Europën dhe lirinë e botës.

Para mbështetësve të tij, ai ka akuzuar Edi Ramën për qëndrimet e dyfishta ndaj kësaj lufte duke mbrojtur Serbinë.

Sipas ish- kryeministrit, Edi Rama nuk iu përgjigj që në fillim sanksioneve të NATO-s dhe BE ndaj Rusisë.

Rama, theksoi Berisha, kalonte nga samiti në samit me tezën se Serbia më mirë të mos zbatojë sanksionet ndaj Rusisë.

Klan News