Një mazhorancë të mbërthyer kokë e këmbë nga mafia e plehrave e konsideroi ish – Kryeministri Sali Berisha shumicën qeverisëse, teksa foli për ligjin e mbetjeve.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se kjo qeveri kërkon ta shndërrojë Shqipërinë në pellgun e plehrave të Italisë e vendeve të tjera. Ai tha se marrëveshja e plehrave është një politikë e rrezikshme që vë në rrezik jetën e shqiptarëve.

 “Ata zbardhën një natë në të ftohtë për të bërë një thirrje, një apel mbarë qytetarëve të vendit, të mbrojmë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë. Të mos pranojmë që kjo qeveri për lidhjen e saj të dokumentuara mafioze, të shndërrojnë Shqipërinë në megapellgun e Italisë e më gjerë. Politika e kësaj qeverie në megapellgun e plehrave është një politikë shumë e rrezikshme që kërcënon në mënyrë thelbësore jetën e shqiptarëve. Marrëveshja e plehrave dhe futja e kompanive të Ndragetës, janë vetëm disa aspekte. Aspekte të tjera po kaq makabre zhvillohen në heshtje”.

Ish – Kryeministri foli edhe për TEC –in e Maliqit, ku tha se ajo që do të prodhojë do të jenë vetëm mbetje toksike.

 “

A e dini ju se sot duhet të ishte në parlament, ligji për katastrofën e Korçës, Pogradecit e Kolonjës? Ligji që ndërronte zonë më të pasur të Shqipërisë në pellgun më të ndotur të Ballkanit dhe Europës? Ligji që i jepte jetë një projekti që nuk guxoi asnjë qeveri t’i japë jetë, ai i ndërtimit të një megateci me tokën e Kënetës së Maliqit, e cila në një sipërfaqje që do të jepej për këtë qëllim për 127 milion për metër kub, e cila për shkak ekspertëve do të prodhonte 15 metër kub hi, pleh me të gjitha mbetjet toksike. Ky është peshqeshi që Peleshi me shokë i bën Korçës. Por ka ndonjë të sëmurë a ka mendje njerëzore ky i sëmurë që mund t’ia bëjë vendit këtë gjë? A ka mundësi që të mos pyetet asnjë qytetar i Korçës, asnjë deputet. O të neveritur, ju jeni të mbërthyer kokë e këmbë nga mafia e plehrave, ju jeni mafia e plehrave.”/

tvklan.al