Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur kryetarët dhe sekretarët lokalë të kësaj partie, ku ka dhënë dhe udhëzimet parazgjedhore. Problemi themelor i partisë sonë tha Berisha, është verifikimi i listave. Qëllimi kryesor vijoi ai, është angazhimi konkret për të garantuar të drejtën e votës të qytetarëve shqiptarë.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Në të vërtet ia dolëm të provojmë manipulimin e madh që u bë me listat e 1 Tetorit, gjë e cila do të jetë tani, çështja e listave do të jetë një problem themelor i veprimtarisë sonë. Në fund të muajit ne do të regjistrojmë jo 600 mijë, por qoftë dhe 1 milion që janë të pa regjistruar. Ky është një mision i madh”.

Ndërkohë Berisha nuk ka harruar të sulmojë edhe kundërshtarët. Kreu i PD ka falënderuar, drejtuesit e partisë në rrethe, për kandidaturat sipas tij të shkëlqyera, që kanë paraqitur pranë forumeve më të larta të selisë blu./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego