I bindur se në 11 maj ndëshkimi popullor i Edi Ramës do të nisë nga Dibra, Sali Berisha nuk humbi rast të ironizojë fushatën e Kryeministrit.

“Edi Rama e njeh Dibrën si Toni Gogu Hajredin Pashën. Vjen këtu një herë me ato terma banale, herën tjetër sjell lamborxhinin e Noizit. Ai nuk e di se burrat e shquar të Dibrës kanë pasur hambare që kushtonin sa një lamborxhini. Ai njeh vetëm xhepin e tij. Dijeni nga unë, ai urren të varfërit. “

Në Burrel tha se pas mandatit të katërt të Edi Ramës fshihet një hall i madh i kryeministrit.

“Rama e do mandatin për të shpëtuar nga krimet e tij montruoze”

Përpara burrave matjanë u zotua se nga kjo betejë nuk ka aspak ndërmend të tërhiqet.

“Unë jam Sali Berisha. Ai e bëri provën, tani është rradha ime. Edi Rama, këtu nga Mati i burrave, të garantoj, nuk do të ndahem gjer në minutën e fundit të jetës tënde”

Jo vetëm kreun e qeverisë, por në akuza për korrupsion shënjestroi edhe kryebashkiakun e Burrelit.

“Ky Agron Malaj këtu, ky është një nga hajdutët më të mëdhenj të qeverisjes vendore në Shqipëri.Ky ka një vëlla që quhet Fatos. A e dini ju se Fatosi është një hajdut i pamëshirë i tenderave në Tiranë?

Berisha kërkoi 100 ditë kohë për të përmbushur premtimet e tij elektorale që synojnë rimëkëmbjen e ekonomisë, rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe një reformë të thellë fiskale, veccanërisht në sektorin e ndërtimit.

“Kanë dhjetëfishuar taksën mbi sipërfaqen e ndërtimit? Ajo ishte 2% të kostos, e kanë kthyer në 10% të çmimit të shitjes. 3 %taksa sociale, hiqet”

Ndërsa në Bulqizë në një takim me minatorë premtoi miratimin e statusit brenda 100 ditëve të para të qeverisë së tij.

“Rrogë minimale 1 milionë lekë. Kjo do të thotë që pensionet tuaja do të jenë më të lartat në Shqipëri”

Dhe sicc ndodh në ccdo takim elektoral edhe kësaj rradhe nuk harroi të përsërisë të njëjtën ftesë.

Tv Klan