Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Azemi më pati thënë vendi im është në Kosovë. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i shoqëruar nga Vili Minarolli, Jozefina Topalli, Ridvan Bode e të tjerë ishin sot mes banorëve dhe të ardhurve kosovarë të komunës Bradashesh të rrethit Elbasan.

Këshilli i kësaj komune i ka dhënë titullin Qytetar Nderi ish-liderit demokrat Azem Hajdari. Në këtë ceremoni merrte pjesë dhe e veja e Azemit, Fatmira Hajdari. Kryetari i Komunës Sabri Sallaku pasi ka falenderuar në emër të banorëve të komunës zotin Sali Berisha ka deklaruar se Këshilli i Komunës Bradashesh ka vendosur ta quaje me titullin e nderit personalitetin, liderin demokrat Azem Hajdari.

Në fjalën e tij kryetari demokrat Sali Berisha ka thënë se duke nderuar Azemin kemi nderuar idealet tona. Ai është një hero i gjallë mes nesh. Ne vitet 90 ai u përball me diktaturën më të egër. Azemi ka ënderruar për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Dita e sotme 11 Qershori, është një ditë e madhe për çdo shqiptar. Trupat e NATO-s futen në Kosovë dhe pushtimi barbar serb merr fund. Kombi shqiptar ka vazhduar më tej kryetari i PD është vetëm një./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj