Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qytetin e Gjirokastrës, kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se Rama përpiqet që të mbulojë vjedhjet që ka bërë me batutat në fushatë.
Berisha tha se vendi është zhytur në mjerim, pasi qeveria u ka vjedhur shqiptarëve paratë e taksave të tyre.
Zv/Kryeministrja Balluku, sipas Berishës, nuk bëri asnjë raport për inceneratorin e Tiranës, pasi sipas tij e dinte që aty po bëheshin vjedhje.
Ai tha se nëse PD vjen në pushtet, do të mbështesë pensionsitët, të sëmurët dhe të papunët ndërsa rrogat e pensionet do të jenë më të lartat në rajon.
Berisha premtoi që paga e mësuesve minimalisht do të jetë 1500 Euro.
Klan News