Sali Berisha ishte në SPAK në zbatimin të masës detyrim paraqitje. Nga dyert e këtij institucioni, ai akuzoi drejtuesin Altin Dumani. Për kryetarin e PD-së, ai është mbrojtës i krimit elektoral.

“PD ka dorëzuar gjatë fushatës elektorale mbi 15 padi, të cilat natyrisht do kenë fatin e të gjitha padive të tjera, sepse në krye të amnistisë së krimit elektoral, qëndron ai që amnistoi dosjet 184 dhe 339, qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama.”

Berisha iu kthye akuzave edhe ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

“Kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka është një mashtruese ordinere e pacipë, subjekt i ligjit. Ajo i ka thënë motrës së Belinda Ballukut në formular, se nuk është dënuar. Më 2003, kjo gjyqtarja ka firmosur tek noteri, ka firmosur prokurë, duke u paraqitur si bashkëshortja e një shtetasi, ndërsa certifikata e martesës është tre vite më pas. Ajo ka gënjyer shtetin shqiptar për dëbimin nga Greqia. Ka marrë prokurë për të hequr masat. Gjoka është dënuar me burg në Janinë.”

Berisha foli edhe për Ilir Alimehmetin, i cili doli i dyti si më i votuari në listën e hapur të qarkut Tiranë. Ai e cilësoi një luftëtar të çmuar të Partisë Demokratike.

“Dëshmoi se ai është një veprimtar shumë i respektuar dhe i çmuar. Është një intelektual me pëlqyeshmëri të lartë dhe reputacion shumë të mirë. Unë nuk besoj se vetëm parlamenti është përfaqësim, një parti ka shumë përfaqësime.”

Berisha falenderoi mediat për kontributin e dhënë në denoncimin e asaj që e cilëson afire elektorale, teksa vërejtje i tërhoqi cilido nga radhët e të vetëve në selinë blu.

“Jam absolutisht për respektimin e gazetarëve. Por cilido politikan duhet të ketë një kujdes të veçantë në marrëdhëniet me gazetarin.”

Berisha deklaroi se do të vijojë betejën për rikthimin e votës së lirë për shqiptarët.

Klan News