Ish kryeministri Sali Berisha sikundër dhe opozita i ka qëndruar mendimit se nuk do të ketë zgjedhje në 30 Qershor me Edi Ramën. Nga studio e emisionit “Opinion”, Berisha tha se opozita nuk do tërhiqet nga beteja e saj, kur bëhet fjalë për votën dhe qytetarët janë të zemëruar me qeverinë.

Blendi Fevziu: A  e shikoni të mundshëm një dialog me Edi Ramën në këtë moment?

Sali Berisha: Duke lexuar letrat e Ramës, nuk ka mundësi.

Blendi Fevziu: A do të intensifikojë përplasje opozita me lëndë djegëse në datën 25  Maj deri në 30 Qershor?

Sali Berisha: Nuk merremUnë shikoj një gjë, që zemërimi është në rritje të madhe dhe i papërmbajtur. Se çfarë do të bëjë opozita nuk merrem…

Blendi Fevziu: A rrezikon Shqipëria që na datën 30 Qershor, nëse nuk gjendet një marrëveshje të shkojë në një gremine që nuk dihet ku ndalon?

Sali Berisha: Edhe rrezikon…

Blendi Fevziu: A ka klasa politikë shqiptarë kosheincën për këtë që po ndodh, të ulet dhe të gjejë një zgjidhje?

Sali Berisha: A ka opozita mundësinë të humbëse të drejtën e votës së lirë?

Blendi Fevziu: A i keni llogaritur ju presionin e ndërkombëtarëve që mund të vijë dhe të bëhet më i fortë. Madje, Rama citon të drejtën e ndalimit për ty, për të hyrë në SHBA dhe BE?

Sali Berisha: I kishin bërë një meme ku vizat për në SHBA dhe BE, jepen në Surrel.

Blendi Fevziu: Nëse SHBA, BE do ju thotë Stop, Stop, do shkoni ju vetëm “në luftë”?

Sali Berisha: Unë jam i bindur se me Ramën zgjedhje nuk mund të ketë.

Blendi Fevziu: Ju keni deklaruar, o bie Edi Rama, o zhbëhet opozita. A është ky një lloj kërcënim?

Sali Berisha: Nuk është një kërcënim është një e vërtetë, opozita nuk mundet kurrë të tërhiqet nga beteja e saj për votën e lirë. Opozita s’po kërkon pushtet, po kërkon që Avdylët, etj të mos diktojnë votat e shqiptarëve.

Blendi Fevziu: Ka një mendim nga mazhoranca që jeni ju frymëzim i radikalizmit në PD. E thonë të gjithë dhe përfaqësuesit e mazhorancës që dalin në studiot televizive. Ministra dhe deputetë deklarojnë se radikali i vërtetë i opozitës jeni ju. Madje thonë se ju me Ilir Metën keni marrë peng Lulzim Bashën?

Sali Berisha: Në vendim Sali Berisha nuk ka asnjë lloj pjesëmarrje përveç asaj në grupin parlamentar, por Sali Berisha duke thënë këtë e mbështes vendimin, sepse kam bindjen se shqiptarët duhet të votojnë të lirë. Në vitin 2013 kam patur në zyrë tre ambasadorë që më thoshin ndërprerje atë numërim. Si more ta ndërpres? Kurrë nuk e ndërpres, unë duhet të tregoj çdo votë, por ku shqiptarë nuk numërojnë dot vota, këta nuk meritojnë të jenë njerëz të lirë me 5 kamera para. Merr raportin e 2009 s’ka asnjë fjalë për krimin, merr raportin e 2013, s’ka asnjë fjalë për krimin./tvklan.al