Ish-Kryeministri Sali Berisha kërkon vetting në politik për të hetuar pasuritë e politikanëve dhe lidhjet me krimin. Në emisionin “Opinion”, ish-Kryeministri sulmoi kreun e qeverisë Edi Rama, për të cilin tha se duhet hetuar vila e tij në Surrel.

Sali Berisha:

Unë e konsideroj të një rëndësie fondamentale këtë ligj sepse 100 herë i kam thënë vetes, duke parë formularët e gjykatësve dhe policëve, po politikanët? Kush ka mundësi të përdorë pushtetin më shumë sesa politikanët për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme? Askush!”

Berisha deklaroi gjithashtu se në ambasadën shqiptare në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po ndërtohet një gradaçelë. Për këtë, akuzon sërish Kryeministrin Edi Rama.

“A ka gjë në botë që fut në thes Sarajet e Surrelit? A ka gjë në botë që fut në thes kullën “Kristaq Rama” te stadiumi? A ka gjë në botë që fut në thes gradaçelën që do ndërtohet së shpejti në Nju Jork po me këtë emër?Gradaçelë në Nju Jork në pronën e blerë nga qeveria e Sali Berishës për ambasadë!  Po prishet ambasada për të ndërtuar gradaçelën Kristaq Rama”

, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha.

I pyetur nga gazetarët se kush do ta bëjë vettingun, Berisha tha se “arbitrin” do ta përcaktojë ligji, i cili do t’i imponojë politikës shqiptare të vetëpastrohet.

Sali Berisha: Unë s’e përjashtoj personalisht praninë e të paanshmëve ndërkombëtarë. Këta (grupet që bëjnë vettingun e gjyqtarëve) e dogjën. Ai është voran s’është vetting!

/tvklan.al