Berisha nga Korça: Sot pata ditëlindjen më të bukur të jetës sime me ju - Tv Klan

Berisha nga Korça: Sot pata ditëlindjen më të bukur të jetës sime me ju


Berisha nga Korça: Sot pata ditëlindjen më të bukur të jetës sime me ju

18:27 15/10/2021

Ish-kryeministri Sali Berisha, sot mbush 77 vjeç dhe kjo ditëlindje e gjen mes demokratëve të Korçës. Në nisje të takimit “Foltorja” në Korçë, Berisha tha se kjo ka qenë ditëlindja e tij më e bukur që ka kaluar.

Ish-kreu i PD tha se Korçka i ka bërë sot një dhuratë që ai kurrë nuk do ta harrojë.

“Së pari dëshiroj me nderimin më të madh para banorëve, qytetarëve të kësaj treve për rolin e tyre në historinë tonë kombëtare, të dijes të pushkës e të mendjes.

Çdo shqiptar ushqen për Korçën admirimin dhe mirënjohjen e pakufijshme. Sot më bëtë dhe mua një dhuratë që kurrë nuk do ta harroj. Sot pata ditëlindjen më të bukur të jetës time me ju. Dhe për këtë ju falënderoj shumë. Unë kam ardhur tek ju për të biseduar, së bashku për një situatë kritike në të cilën ndodhet sot Shqipëria”, tha Berisha./tvklan.al








Të ngjashme