Sali Berisha nga Kuçova ku prezantoi programin e Partisë Demokratike, deklaroi se Edi Rama është i trondituar per shkak se mori vesh se në krah të PD-së qendron avokati amerikan i Donald Trump.
“Këto dy ditë është tmerruar më shumë, sepse ka marrë vesh se PD ka marrë për avokat të kauzës të së drejtës të çdo shqiptari, të votës së lirë, avokatin e Presidentit Donald Trump”
Berisha e riftoi sërish për një debat publik për të prezantuar idetë për qeverisjen e vendit.
“Mbi togëfjalësh bajate, banale, të turpshme, sikur… jo kryeministër, por mund t’i vesh çdo epitet. Hajde ulemi, të japim llogari të dy. Të shpjegojmë programin të dy”
Berisha mori në mbrojtje punonjësit e administratës, të cilët sipas tij përdoren nga socialistët për të mbushur takimet elektorale të Edi Ramës.
“Më 11 Maj merr fund njëherë e mirë, pjesëmarrja e detyruar në mitingje të ministrave apo kryeministrave, por sheshet do të jenë gjithnjë të qytetarëve të lirë”
Ballkani i Hapur do të griset në qeverisjen demokrate, tha Berisha, pasi penalizoi fermerët shqiptarë dhe favorizoi produktet serbe.
“Ja ku është hidrocentrali i Banjës. Në radhë të parë është vepër vaditëse dhe ndaj është ndërtuar dhe e dyta është energjia. Made in Albania do të jetë krenaria jonë. Energjia do të zbresë nga 18 në 6 lekë.”
Berisha premtoi minimum jetik dhe rritje te pagave dhe pensioneve.
“Kur ne i paraqitëm ligjin për minimumin jetik 200 euro, jo tha, kjo na çon në greminë. A ka gjë më të pashpirtë se të lësh për 870 mijë qytetarë të tu, 16 mln euro? Merr fund kjo, e tha bukur qytetari, ata kanë vjedhur pensionet, kanë vjedhur miliarda nga pensionet tuaja dhe pastaj thonë se, po ti rrisim biem në greminë. Gremina i pret për atë që kanë bërë.“
Berisha deklaroi se qellimi i demokratëve është një familje e fortë. Ai premtoi ministri për familjen e cila do të mbështesë nënat dhe gratë.
Klan News