Berisha: Një koalicion PS-PD, goditje për demokracinë

Berisha: Një koalicion PS-PD, goditje për demokracinë

21:14 12/09/2019

“Goditje mëshiruese” e ka konsideruar ish-Kryeministri Sali Berisha mundësinë e një koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka mundësi që të ndodhë ky koalicion, ish-Kryeministri Berisha u përgjigj prerë se kjo do t’i jepte goditje të madhe demokracisë në Shqipëri nëse do të ndodhte.

Blendi Fevziu: A ka mundësi për një koalicion mes PS dhe PD?

Sali Berisha:Në të gjithë vlerësimin tim, një koalicion i tillë do të ishte asgjë tjetër veçse goditja e mëshirës për sistemin shqiptar, se s’mund ta quajmë demokratik, por goditje e mëshirës për ta varrosur përfundimisht atë që deri dje quhej demokraci por që sot është narkoshtet dhe një koalicion i tillë do të shuante çdo shpresë tek shqiptarët për të rimarrë rrugën e ligjit. Standardet këtu kanë marrë fund. Problemi është këtu, ka dhe më keq. Se nëse do bëhej një koalicion, ateherë do të përjetohej çelnikosja e këtij narkoshteti, e kësaj kakistokracie. Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të vetëm, duke patur PS, partinë e cila krijoi këtë situatë dhe në mënyrë të paimagjinueshme dhe ajo ka vetëm një rrugë, largimin e saj me vullnetin politik të shqiptarëve”. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT