Berisha: Një nga të vrarët në Vlorë, pjesë e përgjimeve të drogës

Berisha: Një nga të vrarët në Vlorë, pjesë e përgjimeve të drogës

10:57 18/02/2019

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se një nga viktimat e atentatit në Vlorë ditën e dielë ka qenë pjesë e përgjimeve të bandës së drogës mes oficerëve të policisë dhe grupit të Habilajve.

Në një denoncim në Facebook, duke iu referuar “qytetarit dixhital”, ish-Kryeministri deklaron se pas kësaj ngjarje fshihet eleminimi i dëshmitarëve që kanë rënë në përgjime.

Postimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Shkaku i ekzekutimeve mafioze dje në Vlorë është eleminimi i dëshmitarëve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Njëri nga të vrarët në Vlorë, ai që ishte edhe i zoti i makinës, ka qenë pjesë e përgjimeve të drogës mes oficerëve të policisë dhe grupit të Habilajve. Fakti që po nxitojnë të përmendin faktin se i plagosuri ka qenë në bandën e Gaxhait në 1997, shërben për të mbuluar ndoshta shkakun e vërtetë, dmth që po hiqen qafe dëshmitarët.

Mesditën e së dielës mbetën të vrarë dy persona dhe një tretë u plagos në një atentat në zonën e Ujit të Ftohtë. Viktimat janë Arjan Hasani dhe Orest Hoxha, ndërsa i plagosuri Armando Sulejmani. Ky i fundit njihet si “Çipuri” dhe ka qenë anëtar i bandës së Gaxhait. Tvklan.al mësoi sot se Sulejmani u arrestua, pasi në vendin ku iu bë atentat iu gjet një pistoletë pa leje. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT