Anëtari i grupit “Për PD”, Buraj Nishani, në nisje të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka folur dhe për shpalljen ‘non grata’ të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

I pyetur lidhur me këtë çështje, Nishani u pyet se shpallja ‘non grata’ e Berishës nuk mund të cenojë kurrë marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA-në.

Do ta ndaja përgjigjen time në tre faza. E para ka të bëjë me faktin që zoti Berisha i ka dhënë drejtimin diskursit të kësaj çështje, E dyta ka të bëjë me faktin se unë kam një histori personale dhe bashkëpunimi me zotin Berisha. Unë mund të deklaroj dhe dëshmoj para çdo kujt se kam parë një model transparence. Kjo çështje dhe asnjë çështje tjetër si kjo nuk duhet të cenojë kurrë marrëdhëniet e Shqipërisë dhe të SHBA“, tha Nishani.

Më tej hodhi akuza kundër Bashës duke e quajtur hipokrit reagimin e tij për çështjen e shpalljes ‘non grata’ të Berishës.

Zoti Basha u tregua hipokrit dhe u mbështet  vetëm tek kërkesa për transparencë për këtë çështje. Por unë dhe zoti Basha e kemi të qartë se kemi qenë bashkëpunëtor të zotit Berisha“, tha ai.

Në fund i drejtoi dhe një pyetje Bashës dhe i kërkoi që të bëjë transaparencë nëse është ndikuar apo jo nga Berisha gjatë punës së tij në krye të PD./tvklan.al