Përgjigjia e ambasadores pas interesimit të gazetarëve për shpalljen e Berishes “non grata” në SHBA

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, nuk e ka komentuar iniciativën e ish-Kryeministrit Sali Berisha për të hedhur në gjyq Sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken duke marrë për çështjen një avokat të njohur francez.

Kur u pyet nga gazetarët, Kim u përgjigj: “S’kam për të shtuar asgjë më shumë sesa sekretari Blinken. Gjyqi? Se kam idenë se çfarë po thoni. Mesazhi është ky; Shqipëria po ndryshon. Shteti ligjor duhet të prevalojë, duhet të jetë një vend i pasur, për të shkuar aty askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Kështu që ditët e pandëshkueshmërisë duhet të marrin fund. Të gjithë duhet të ndihmojmë. Ky nuk është një projekt i juaji, por i joni. Kështu që le të vazhdojmë”.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka folur nga Pashalimani ku po ndjek stërvitjen ushtarake në kuadër të “Defender Europe 2021”, edhe për akuzat e ngritura nga DASH dhe shpalljen “non grata” të ish-Kryeministrit Sali Berisha në SHBA

Yuri Kim komentoi edhe stërvitjen Defender 21, si stërvitja më e madhe dhe sipas saj, Shqipëria është vendmbërritja kryesore.

Klan News