I bindur se zgjedhjet e 11 majit u manipuluan, kryedemokrati, Sali Berisha, shprehet se PD ka nisur betejën pa kthim për mbrojtjen e votës me aksione brenda vendit si dhe duke informuar ndërkombëtarët.

Për këtë, PD i ka dërguar një letër Departamentit të Drejtësisë s SHBA me të gjitha pretendimet e saj, ndërsa kërkon hetim ndërkombëtar dhe ngritjen e një qeverie teknike. Synimin që kërkon të arrijë selia blu nëpërmjet kësaj letre e sqaroi kryetari i PD në konferencën për mediat.

Proces të kriminalizuar e cilësoi votën e diasporës, ndërsa paraqiti të dhëna që sipas tij tregojnë manipulime në favor të PS.

Akuza pati edhe për postën që dërgoi dhe solli në vendin tonë zarfet me votën e qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Denoncoi se eksponentë të botës së krimit u kanë bërë presion kandidatëve për deputetë të PD.

Një koment pati edhe për kërkesat e kandidatëve të PS për pamjet e numërimit të votës dhe më pas tërheqjen e tyre për t’i marrë ato.

Skeptik u shpreh për aksionin në Durrës të SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Kryetari i PD deklaron se në ditët në vijim do të publikojë prova që vërtetojnë se procesi zgjedhor i 11 maji ishte i manipuluar.

Klan News