I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka njohur një të dytë si kreu i qeverisë Edi Rama.

“Ka patur dhe ka me 10- ra politikanë shqiptarë që nga themelimi i pluralizmi deri më sot, por nuk kam njohur kurrë në jetën time një të dytë si Edi Rama në qëndrimin e tij ndaj votës, kurrë. Edi Rama ka një qëndrim aq patologjik ndaj votës sa nuk e ka njeri dhe nuk e honeps votën”.

Berisha, tha se kryeministri Rama sapo opozita dorëzoi mandatet dërgoi listën në KQZ dhe nuk bëri asnjë përpjekje.

“Po të lexoni letrën dje, ai thotë, shyqyr që s’po vini në zgjedhje, por i marr 61 bashkitë. Letra dje, ka këtë kryefjalë, “unë do marrë të gjitha bashkitë, hajde flasim për të tjerat”.

A i dorëzoi opozita mandatet? Në mënyrë më të rrufeshme, ai i çoi në KQZ. Një kryeministër që e kupton se çfarë po ndodh në vendin e tij  dhe nuk është verbuar nga pushteti, nuk e bënte dhe minutën e fundit të një muaji mbrapa nuk i dërgonte ato. Unë nuk do i çoja, ka rrezik as në orën 12 pas një muaji, nuk do i çoja”./tvklan.al