Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Sali Berisha u shpreh se me kryeministrin Edi Rama, Shqipëria është “narkoshtet tipik”.

Ish-kryeministri Berisha u shpreh se tashmë vendin ka filluar ta mbulojë opiumi. Kjo, sipas Berishës, do të zëvendësojë të gjitha prodhimet e tjera për shkak të fitimit.



“Asgjë nuk e justifikon kanabisin në Shqipëri. Por me Edi Ramën, Shqipëria është narkoshtet tipik, i vetëm në Europë. Kanabisi mbulon vendin, por tani ka filluar të mbulojë vendin opiumi, lulëkuqja. Ju garantoj se ato do të zëvendësojnë të gjitha prodhimet e tjera se janë shumë më të shtrenjta se kanabisi”, tha Berisha.

Sa i përket operacioneve anti-kanabis, Berisha shprehet se janë mashtrime.

“Keni parë operacionet policore, mashtrime se nuk arrestojnë një  njeri të vetëm? Nuk arrestohen se janë socialistë, janë të gjithë të partisë. Plus pasojat katastrofale mbi shëndetin, në radhë të parë në shëndetin mendor. Pastaj një substancë që mbjell vetëm krim. Ne do i kundërshtojmë me forcën më të madhe”, tha Berisha./tvklan.al