Berisha: Opozita nuk realizoi dot dy qëllime

Berisha: Opozita nuk realizoi dot dy qëllime

21:29 23/01/2020

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të enjte gjatë emisionit “Opinion” se me djegien e mandateve, opozita realizoi damkosjen e qeverisë.  Megjithatë sipas ish-kreut të qeverisë opozita nuk realizoi dot dy qëllime, rrëzimin e Ramës dhe bllokimin e zgjedhjeve në Qershor.

“Nuk them se opozita realizoi qëllimet e veta. Opozita realizoi damkosjen dhe ndjeshmërinë përndryshe po të mos qe kjo dhe Edi Rama ai që është opozita futej në një rreth të kuq nga i cili nuk dilte më kurrë me aktin që mori. Por kjo nuk ndodhi. Kjo nuk ndodhi jo se u pëlqye vendimi i opozitës, por sepse opozita përballej me një njeri që nuk njihte asnjë normë, as një standard. Dialogu me opozitën në rrafshin ndërkombëtar vazhdon njëlloj sikur nuk ka ndodhur asgjë. Opozita nuk realizoi dot dy qëllime të tjera. Nuk realizoi dot rrëzimin e Ramës dhe bllokimin e zgjedhjeve dhe shkuarjen në zgjedhje të tjera. Tani këto janë realitetet. Në këtë realitet, opozita kishte qëllim vetëvrasjen me atë veprim që bëri? Jo, nuk kishte qëllim vetëvrasjen opozita”, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha theksoi se fitorja më e madhe e opozitës do të ishte rrëzimi i Ramës.

“Fitorja më e madhe e opozitës do kishet qenë rrëzimi i Edi Ramës. Për mendimin tim opozita nuk arriti të trajtojë revoltën e madhe popullore që ekzistonte me mosbindjen civile të shkallës së atillë saqë i jepte shkelmin Edi Ramës përfundimisht”, tha Berisha./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi