Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se nuk do të ketë mandat mbi krimin.
“Mandat mbi krimin, legjitimitet mbi krimin nuk ka dhe nuk do të ketë. I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë. Harrojë. Gjysmë milioni njerëz të lirë janë më të guximshëm dhe më të fuqishëm se shumë milionë të tjerë skllevër, njerëz të blerë apo të shitur”, tha Berisha.
Ai u shpreh se Partia Demokratike do ta vijojë luftën për mbrojtjen e votës.
“Cilido mendon që ne nuk kemi të drejtë, e ftojmë të njihet me dokumentet”, tha Berisha./tvklan.al