Rama e Dvorani president? Të dy, subjekte penale

Teksa Edi Rama ishte në krah të Presidentit të Këshillit Europian, Sali Berisha e paralajmëroi se në rast të ndryshimit të kursit  të Shqipërisë nga Bashkimi Europian do të përballet me revolta popullore në sheshe.

“S’kam qenë që politika e jashtme të bëhet në rrugë me protesta, por një tentativë e tillë s’do ndodhë kurrë.”

Ndryshe nga kryeministri në vend të murit bullgar për Sali Berishën pengesa e vetme në rrugën e Shqipërisë drejt unionit janë treguesit e lartë të kriminalitetit dhe drogës në vend.

Procesin e zgjedhjes së presidentit e cilësoi parodi, duke paralajmëruar votën kundër në parlament të kandidaturave të sjella nga Enklejed Alibeaj.

Por cili do jetë qëndrimi i Sali Berishës nëse maxhoranca do të propozojë si kandidat për president  Ardjan Dvoranin dhe ish-kryeprokuroren Ina Rama?

Ish-kryeministri Berisha e  cilësoi blof operacionin  e SPAK-ut , “Plumbi i artë” , duke se në pranga përfunduan vetëm disa ushtarë ndërsa bosët e krimit janë në arrati. Sipas tij operacioni është dekonspiruar dhe se pas bosëve të krimit qëndrojnë qeveritarë e kryeministri Rama. 

Tv Klan