Në një takim me shoqatat e turizmit për prezantimin e programit Berisha premtoi formalizimin e këtij sektori.

“Angazhmin e qeveritarëve në industrinë turistike është një element tjetër jashtzakonisht i dëmshëm. Unë jam këtu për t’u zotuar se do të bëjmë gjithçka për formalizimin e turizmit për kushte të barabarata”, tha Berisha.

Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezonit turistik.

“Do të arrijmë një marrëveshje ku shteti do të marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve, përndryshe këta fillojnë nga e para, kjo nuk duhet të ndodhë. Kjo në vende të tjera ekziston, ajo praktikë që ekziston në Greqi, ajo praktikë që ekziston në Itali, ajo praktikë do të vendoset edhe në Shqipëri”, tha Berisha.

Berisha kritikoi vendndodhjen e aeroportit të Vlores ndërsa u shpreh se turistët në Shqipëri, heqin të zinjtë e ullirit, pasi nuk kanë transport të garantuar dhe sipas tij as rrugë të mira.

Klan News