Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama si personin që qëndron pas kërcënimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në Facebook, Berisha tha se “

Rama pranon se qëndron ai vet me mafien e tij shtetërore prapa kërcënimit ndaj Bashës! Ai me pohimin e tij gazetarëve u tha: mos kujtoni se e kam bërë unë!

Të dashur miq, prej dy ditësh mediat ziejnë për një atentat të mundshëm kundër Bashës. Natyrisht në këtë rast gjëja e parë që të shkon ndërmend është një organizim i mafies dhe krimit të organizuar qeveritar me në krye direkt Edi Ramën, i cili e shef se Basha e ka shndërruar atë në kryeministër të pakallur dhe rruga e vetme për t’u kapur pas një fije bari është eleminimi fizik i kundërshtarit.

Ky arsyetim bazohet në:

Së pari cilido që analizon me qetësi të dhënat arrin në përfundimin se kemi të bëjmë me një pistë zyrtare mafioze.

Së dyti dy vite me parë Rama angazhoi kryebanditin e Tiranes për t’i çuar Bashës direkt, nëpërmjet zonjës Ademi, asokohe deputetë e PD mesazhin e Edvinin “mbylle gojën ose kokën”! Ky kërcënim u denoncua publikisht nga PD dhe media por Shullazit, të porositur nga Edvini i tij nuk i hyri gjembi në këmbë përkundrazi ju shumëfishuan fuqitë.

Së treti, Edi Drama, duke parashikuar fundin e tij të sigurt në burg, të paktën 35 vjet vetëm për një çështje, është i aftë të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Prandaj ai sot, duke pohuar mori përsipër autorësinë e skenarit për destabilizimin e vendit, deklaroi atë që ka përgatitur vet pasi nuk arriti nuk guxojë të mohojë skenarin e destabilizimit te vendit për të shpëtuar lëkurën e tij.

Së treti, cilido që ka ndjekur me vëmendje sjelljet, manierizmat, fjalët e Ramës tre javët e fundit konstaton se Rama është jo vetëm i sëmure por edhe i pakurueshëm. Ai ka humbur jo gjumin por mendjen!

Me këtë rast i themi kreut të meduzës të krimit të organizuar Edi Rama, se për çdo përpjekje kundër liderit të opozitës apo anëtarëve te saj do përballesh me ndëshkimin më të rëndë personal!

”/tvklan.al