Berisha: PD është larg asaj që duhet të jetë! Është urgjente ndryshimi i situatës


Berisha: PD është larg asaj që duhet të jetë! Është urgjente ndryshimi i situatës

12:01 01/10/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar këtë të shtunë se selia blu është larg asaj që duhet të jetë. Sipas tij, është urgjente që të ndryshojë situata. Berisha shtoi se çdo ditë që kalon është e vonuar në përballjen me qeverinë.

“Ku është PD sot? Është larg asaj që duhet të jetë. Kur them PD, kam parasysh seksionet dhe grup-seksionet. Si të jenë ata, do jemi ne. E vërteta, thelbi i PD-së para të gjithash është si të funksionojnë qelizat tona, njësitë tona, ashtu do funksionojë në thelb partia. Vjen një moment që nuk ka më konferenca shtypi, nuk ka takime me duartrokitje, ai moment është më vendimtari, ai është votimi, ai është prova e përgjithshme. Ajo betejë zhvillohet mes seksioneve. Jemi larg. Unë duhet të jemi realist me ju. Unë kam marrë gjithë kohës informacione dhe ju garantoj se është urgjente ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet vetëm me makro-aktivitete. Nuk fitohet. Ato janë të domosdoshme. Por pa kombinimin e aktiviteteve të tjera në nivel seksioni, në nivel hyrje, blloku, në çdo skaj, ne në këto kushte fitore nuk shohim. Në vetëm rrimë duke shprehur habi për veprimet e një njeriu që vjedh përditë qytetarët dhe tallet me ta. Çdo ditë që kalon jemi të vonuar në përballjen me të”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD tha ndër të tjera, se Rama tallet me qytetarët.

“Koha është jashtëzakonisht e veçantë, e rëndë. Shikoni, në historinë e këtij vendi, Shqipëria ka pasur diktaturë gjakësore, ka pasur diktatorë që paraqiteshin liberalë, por pushkatonin në kufi. Por nuk ka pasur kurrë një kryeministër që tallej në mënyrën më cinike me qytetarët e vendit siç është Edi Rama. Dje u thotë u hoqa fashën, sot thotë se fashoja është në fuqi. Sikur nuk flet për qytetarët shqiptarë. Po sikur flet për kuzhinën e tij, për oborrin në Surrel. Sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia e tij dhe i trajton shqiptarët si askush tjetër. Nëse ka njeri që po tallet me këtë popull që po shpërbëhet, është Edi Rama. Problemi është ku jemi ne? Nuk ka nevojë Edi Rama të na dhurojë më shumë për fitoren tonë se të këqijat që i ka bërë këtij populli”, tha Berisha./tvklan.al












Të ngjashme