Spiropali: Do japësh përgjigje për çfarë ke lënë pas

Me tone të ashpra nga foltoja e parlamentit, Sali Berisha dënoi përpjekjet që sipas tij Kryeministri Rama po bën duke kundërvënë studentët ndaj pedagogëve.

 “Dënoj me forcë të madhe përpjekjen e Edi Ramës për të ndërsyes studentët kundër pedagogëve të tyre.  Çdo student në Shqipëri duhet të subvencionohet me 100 euro. Çdo pedagogu në Shqipëri duhet t’i rritet rroga të paktën sa është në Kosovë.”

Në kundërpërgjigje, Ministria për Parlamentin Elisa Spiropali I renditi borxhet e energjisë që tha se la pas qeveria e tij.

 “Do jepni përgjigje për këto apo do jesh si korbat që vijnë vërdallë për të gjetur vdekje, plagosje ose raste fatkeqe.”

Në replika, kreu i demokratëve u përfshi edhe me Pandeli Majkon për çështjen e lobimit rus, në kohën kur Partia Demokratike drejtohej nga Lulzim Basha.

 Pandeli Majko: Para se të merreni me patronazhistët e PS është mirë të merreni me patronazhistët e San Peterburgut.

 Sali Berisha: PD s’ka marrë asnjë qindarkë nga një vend që e ka pozicionuar si armik të çështjes kombëtare shqiptare. Për këtë është ngrit një komision që të bëj hetim gjitha. Dosjen e mbylli Edi Rama. E bëri për të marrë peng Bashën.

Por nuk u mjaftua vetëm me këtë kundërpërgjigje ndaj maxhorancës, teksa kësaj të fundit i tregoi rezultatet e një sondazhi.

 “Ja ku është e fundit. Do vijmë në pushtet.”

Tv Klan