Sali Berisha: “Duke qenë se ishte një tender vjetor, çmimet në fakt në tërësi çmime të kripura, por ekipi i prokurimit konsideron se mungonin dokumente në këto kompani të cilat pengonin firmosjen, shpalljen e fituesve për shkak të këtyre mungesave. Në këto rrethana qeveria autorizon, autorizon KESH-in të prokurojë nga kompanitë me çmime më të ulëta për tre muajt që vijnë, kompani të cilat kanë bërë oferta me çmime më të ulëta, pra nuk do prokurohet dot për të gjithë vitin sepse po të bëhej kjo i takonte që kompania me çmime të larta të dilte fituese.”/tvklan.al