Në Opinion, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se ka disa vendime që njeriu nuk mund t’i marrë kurrë, pavarësisht presionit të madh. Duke iu referuar vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupit i PD, Berisha tha se njeriu jep 10 herë dorëheqjen para se të marrë një vendim të tillë.

 “Ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë, nuk pranon t’i marrë kurrë. Jep 10 herë dorëheqjen përpara se t’i marrë. Sot faktikisht, PD është shndërruar në një parti pa sovranitet, e cila dorëzohet e tëra lobimit korruptiv të Edi Ramës he Sorosit. ”

I pyetur përse duhet ta japë sot Basha dorëheqjen, kur nuk e ka dhënë dy herë të tjera kur ka humbur zgjedhjet, Berisha tha: “E para nuk janë të krahasueshme, sepse kemi të bëjmë me sovranitetin. Nëse një force politike ia caktojnë të tjerët idenë, deputetët, ajo forcë politike nuk meriton të ekzistojë. Ajo i duhet tjetër kujt, por jo vendit.”/tvklan.al