Për ish-Kryeministrin Sali Berisha, nëse ka një gjë që Fatos Nano duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve është që i la pas Edi Ramën.

Nga studio e “Opinion”, Berisha tha se “midis malinjitetit të Edi Ramës dhe moskokëçarjes dhe mungesës së përgjegjësisë së Fatos Nanos, për këtë vend njëmijë herë më e dëmshme është keqësia, vesi, hajnia dhe të gjithat e Edi Ramës, sesa defektet e Fatos Nanos”.

Fatos Nano, 53 vjeç dha dorëheqjen si Kryeministër dha dorëheqjen nga partia dhe e mori Edi Ramën, i bëri gjëmën vendit me të. Nëse ka një gjë për të cilën Fatos Nano gjithë jetën e tij duhet t’i kërkojë të falur shqiptarëve është njeriu që la prapa“, u shpreh ish-Kryeministri. /tvklan.al