Ish-kryeministri Sali Berisha është përjashtuar sërish për 10 ditë nga Kuvendi. Është kjo masa e marrë si dënim nga Byroja e Kuvendit, pas kërkesës së kryetarit të Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruci.

Të vij të artikulojë se nga Edvin u bë Edi, për shkak të dosjes spanjolle. Për shkak të akuzave të Katrovskit, në një kokë kur Katrovski akuzonte me letër për të shoqen, Dilen. Edi Rama me një racizëm të ulët, të ndyrë, antishqiptar dhe antikombëtar, paraqet veriun si pullë kriminelësh. Të vij këtu, zotëri, të vij këtu…

”. Kjo deklaratë e Berishës gjatë seancës plenare të ditës së enjte ka irrituar pamasë socialistët.

Sipas rregullores së Kuvendit, të firmosur nga 8 deputetë, në përputhje me nenin 65 të rregullores, kërkoj në mënyrë mbledhjen urgjente e Byrosë së Kuvendit dhe për të marrë masë për ta përjashtuar deputetin Berisha 10 ditë nga seancat e Parlamentit

”, deklaroi Ruçi, gjatë seancës së ditës së enjte.

/tvklan.al