Sali Berisha doli përpara medias për të rrëfyer serinë e rradhës së narkosit, siç i ka cilësuar ai zhvillimet e ditëve të fundit mes Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

“Rama e ka shkarkuar Veliajn, dje ka firmos shkarkimin, por kompromisi ishte që Veliaj të bënte mea kulpa dhe i çuan xhebrailin në qeli, a seç ndodhi me të kush e merr vesh”, thekson Rama.

Jo vetëm emërimin e Anuela Ristanit, por edhe dy shkarkimet që nënkryetarja e bashkisë bëri gjatë drekës i cilësoi antikushtetuese.

Sikundër të enjten sërish kërkoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak si i vetmi organ që ka tagër për zëvendësimin e Veliajt dhe kalimin e kompetencave në mungesë të tij.

“Se kush do drejtojë bashkinë ka tagër të plotë ta caktojë Këshilli Bashkiak me kushtetutë”, shprehet Berisha..

Ndaj në mungesë të SPAK-ut me urgjencë i bëri thirrje Avokatit të Popullit të nisë hetimet.

“I kërkoj me urgjencë avokatit të popullit të ndërrmarrë një hetim të plotë mbi qëndrimet e Edi Ramës, Veliajt, si personazhe kryesore në këtë puntatë te serialit narkos. Avokati s’ka qenë i pranishëm, nëse është bërë takim me Veliajn ku emëron takimin me Sara Goxhajn atëherë të hetojnë se është e ndaluar të takohesh me një të burgosur pa praninë e avokatit”, thekson Berisha.

Ndihmë kërkoi edhe nga OSBE-ja.

“I bëj thirrje edhe zyrës së OSBE të mbikqyrë këto zhvillime”, tha Berisha.

Në puntatën e rradhës me regjisor Kryeministrin, këtë të fundit e akuzoi edhe për kërcënime ndaj punonjësve të bashkisë.

“Rama thërret e kërcënon në zyrë egërsisht punonjësit e bashkisë kur ata me kusht janë të pavarur, thotë kreu i PD.

Berisha shkoi edhe më tej kur foli për kërcënime nga burgu ndaj Veliajt.

“I çuan një plumb në zarf apo e droguan se di unë, këto pikëpyetje po shtrohen kudo”, tha Berisha.

Pasi mbaroi me serinë e narkosit, kryeministrit i kujtoi derën e mbyllur nga Brukseli për integrimin.

“Në mbledhjen e fundit Këshilli i nxorri karton të kuq mashtruesit”, deklaron Berisha.

Një koment bëri edhe për atë që e pagëzoi si idil mes Ramës e Bashës.

“Po e keqpërdor”, thotë Berisha.

Ndërsa gjatë prezantimit të programit për kulturën, Berisha hodhi akuza në adresë të qeverisë për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore.

“Janë vërsulur ndaj Butrintit, Bylisit. Muzeu mbyllet për ‘rikonstruksion’ me qëllimin e vetëm për të vjedhur 10-12 milionë Euro”, deklaron lideri demokrat.

Kreu i opozitës premtoi se pas ardhjes së Partisë Demokratike në pushtet teatri kombëtar do të rindërtohet siç ishte aty ku ishte.

Tv Klan