Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në ditën e fundit të vitit është përshëndetur me gazetarët, të cilët kanë pasqyruar të gjitha aktivitetet e opozitës përgjatë një viti. Kryedemokrati ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e treguar. Edhe viti 2005 për liderin demokrat do të jetë i ngjeshur, pasi priten shumë evenimente politike.
Sali Berisha: “Duke ju falenderuar mirënjohjen për bashkëpunimin shumë të ngushtë që keni pasur gjatë vitit që kaloi. Po e shfrytëzoj rastin, që nëpërmjet jush, të uroj çdo qytetar shqiptar kudo që ndodhet sonte. Se ky është një vit i madh, një vit historik për shqiptarët. Në Shqipëri do të sjell ndryshimin e madh, të shumëpritur. Në Kosovë do të hap negociatat për statusin. Pra, ky do të jetë viti i mbarësisë shqiptare. Gëzuar për të gjithë ju, familjet tuaja dhe gjithë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”/tvklan.al