Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë gjatë një takimi në Elbasan për garën për kreun e PD-së se po humbi zgjedhjet do të largohet.

Lideri historik i demokratëve u shpreh se këtë gjë e ka thënë edhe para disa analistëve dhe se ky është mekanizmi i vetëm. Sipas tij, askush nuk duhet të shkelmojë mbi ligjet e partisë.

“Duhet të bëjmë gjithçka që askurrkush të mos mendojë se mund të shkelmojë mbi ligjin e partisë. Jam këtu me ju, do ju them një gjë. Një natë me 3 analistë më shtrojnë pyetjen, çfarë do bësh tani që të lesh mbrapa atë që duhet? Përgjigja ime ishte kjo: Unë do largohem, po humba zgjedhjet do jap dorëheqjen. Ata ishin të pakënaqur dhe skeptikë. Më pyetën prapë. Përsëri u thashë, nuk ka rrugë tjetër, mos mendoni se ka mekanizëm tjetër. Sepse, tjetrin nuk e bën dot lider. Por si bëhet? Humbe zgjedhjet largohesh. Vjen zonja, fitoi, fitoi. S’fitoi humb zgjedhjet dhe vjen tjetri”, tha Berisha./tvklan.al