Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh gjatë Këshillit Kombëtar se selia blu nuk ka hequr dorë dhe e ka për detyrë organizimin e revoltave paqësore në kohën më të parë të mundshme.

Berisha theksoi se për këtë çështje po punohet me intensitet.

“E ritheksoj se veprimtaria e PD-së është dhe duhet të jetë detyrimisht shumëplanëshe. Duke u përqendruar me të gjithë potencialin e saj në organizimin, në aktivitetet e lidhura me primaret, ajo është dhe do mbetet, ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme. As nuk është hequr dorë, as nuk hiqet! Përkundrazi do punohet dhe do të punohet me intensitet. Do bëhet gjithçka për të bashkërenduar këtë aktivitet me të gjithë faktorët e rëndësishëm të Fronit për Shpëtimin e Shqipërisë, me sindikatat, me forca të tjera  politike dhe nuk ka asnjë lloj ndryshimi në mendim se kjo betejë duhet të nisë sa më parë”, u shpreh Berisha./tvklan.al