“I përgëzoj kandidatët e Alibeajt që u tërhoqën”

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, rendi dhe siguria në vend janë në gjendjen më të rëndë dhe se po vriten njerëz të pafajshëm. Përpara demokratëve të Kuçovës ku prezantoi kandidatin e koalicionit Bashkë fitojmë për këtë bashki ai bëri akuza të shumta ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Më 14 Maj ne duhet t’i japim një përgjigje të merituar regjimit që bazohet në krimin dhe drogën. Me lidhjet e tij të tilla, ky regjim ka krijuar pasiguri absolute te qytetarët shqiptarë. Njerëz të pafajshëm vriten, të tjerë plagosen”.

Berisha e cilësoi 14 Majin një ditë të rëndësishme për rivendosjen e demokracisë në vend.

“Ky është koalicioni i fitores, i misionit të madh të rivendosjes së pluralizmit, rikthimit të demokracisë, shembjes së sistemit monist të kalbur të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë”.

Në takimin që pati më pas me shtabin elektoral, Berisha përshëndeti tërheqjen e kandidatëve të Alibeajt nga gara.

Berisha tha se qeveria po bën gjithçka për të manipuluar zgjedhjet dhe se opozita nuk do të bëjë më gabimet e së shkuarës për të mos marrë pjesë në këto procese.

Tv Klan