Krahas protestave, PD është duke punuar edhe për programin elektoral, më të cilin do të përballet me PS në zgjedhjet e ardhshme. Kryetari i PD, Sali Berisha tha se forca politike që ai drejton planifikon që të caktojë minimumin jetik prej 200 eurosh, pagën minimale prej 500 eurosh dhe rritje të pensioneve.
I ndalur te buxheti i vitit 2025, Berisha e cilësoi atë si buxheti i vjedhjes së shqiptarëve, ndërsa paralajmëroi se opozita do të tentojë të ndalojë votimin e tij në Kuvend.
Pavarësisht betejave në parlament, Berisha këmbëngul një ngritje e një qeverie teknike pa Ramën kryeministër, pasi sipas tij, formula e qeverisë teknike në vitin 2017 ishte një dështim.
Kryedemokrati foli dhe për Xhaminë e Namazgjasë, ku uroi qytetarët myslimanë, por akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kundërshtuar realizimin e ndërtimit të saj.
Klan News