Kreu i opozitës Berisha e akuzoi Ramën se në 12 vite i mashtroi shqiptarët për integrimin, ndërkohë që negociatat u hapën vetëm para tre muajsh. Sipas Berishës aleanca e PD-së është goditja më e madhe për Edi Ramën.

Në prezantimin e programit për pronat, kreu i PD-së premtoi se në katër vitet që vijnë do të zgjidhen problemet me pronarët legjitimë dhe të përndjekurit.

Sipas Berishës janë vjedhur paratë për kompesimin e ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve me abuzimet në projekte si shtrimi i shesheve. Berisha tha se dy veprat e para që do të ndërtojë kur të vijë në qeveri do të jenë ndërtimi i autostradës Shkodër-Milot si dhe by pass-i Elbasanit.

Klan News