Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Opinion” e vlerësoi propozimin e bërë nga grupimi më i madh në parlamentin gjerman, CDU-CSU-së për vendosjen e një dialogu gjithëpërfshirës mes Edi Ramës e Lulzim Bashës, si një pikënisje për zgjidhjen e krizës politike.

Arritjen e një marrëveshje e sheh të rëndësishme, por i palëkundur qëndron në kushtin e panegociueshëm të opozitës për uljen në tryezë me Edi Ramën si kryeministër. Por a do të ketë sipas Berishës një tryezë dialogu Rama-Basha?

Nëse maxhoranca do të shkojë në 30 Qershor pa opozitën në zgjedhje, Berisha paralajmëron trazira.

Nën akuzë për heshtje ndaj dhunës së gazetarëve dhe lidhje me Kryeministrin vuri edhe Ambasadorin e OSBE-së Berndard Boshard, ndonëse u distancua nga parulla e shkruar në shtëpinë e tij.

Ish-Kryeministri Berisha iu përgjigj edhe akuzave të bëra nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke e cilësuar këtë të fundit argat të Beogradit që mbahet peng nga Serbia me dosjen në Gjykatën e Hagës.

Tv Klan