Ish-Kryeministri: Edi Rama kërkon shkatërrimin e opozitës, është diktator

Edhe këtë të premte mbështetësit e ish-Kryeministrit Sali Berisha kanë protestuar para banesës së tij.

Në fjalimin drejtuar para simpatizantëve, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 20 Shkurtit që do të zhvillohet para Kryeministrisë në orën 17:30.

Berisha tha se qytetarët duhet të protestojnë për uljen e çmimeve dhe për rritjen e pagave, teksa nuk i kurseu akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Edi Rama.

Klan News