Pas drogës në Fier, njerëzit e Ramës

“Protestë civile që do ju tregojë liderëve të BE-së, sa proeuropianë janë opozitarët shqiptarë”, ky është mesazhi që Sali Berisha thotë se do të dëshmohet të martën e 6 Dhjetorit.

Sali Berisha: Do shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për vlerat europiane.

Ndërsa di dhe mesazhin që duan të japin liderët e Këshillit Europian me vendimin që morën për ta mbajtur samitin e radhës pikërisht në Tiranë.

Sali Berisha: Për të varrosur përfundimisht projektin serbo-rus të Ballkanit të Hapur. Zbarkon me flamurin e Procesit të Berlinit.

Nuk duket i shqetësuar që grupi tjetër brenda PD, ai që “de juro” drejtohet nga Alibeaj po zyrtarizon çdo ditë kandidatët për lokalet e 14 Majit. Këta të fundit madje i emëron të gjithë njësoj, pasi deklaron se ka fakte se janë bashkëpunëtorë në tendera me socialistët

Sali Berisha: Grupi i tendermenëve. A e dini sa tendera ka fituar ai Kapllani, një kandidat, një pallat?  

Ndërsa për Lulzim Bashën mendon se vuan nga sindroma e pangopësisë për para, dobësi të cilën sipas tij e ka shfrytëzuar Edi Rama për ta robëruar.

Sali Berisha:  Ai gjeti një qenie të dobët, gjeti një qenie të çmenduar pas parave siç ishte ai.

Sali Berisha në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët për të arrestuarit për laboratorin e drogës në Fier siguron se janë njerëzit e kryeministrit Rama.

Sali Berisha: Pas Xibrakës, ishte fabrika e miellit numër 2.

Duke ju rikthyer e duke përsëritur të njëjtat akuza dhe për Portin e Durrësit, Berisha, Lulzim Bashën dhe Edi Ramën i bën ortakë në këtë projekt.

Tv Klan